
Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, ndërmori në fillim të vitit 2016 një sondazh kombëtar me 1000 të anketuar në të gjithë Shqipërinë, duke hetuar përvojën e qytetarëve me presionin e korrupsionit, përfshirjen dhe perceptimet mbi nivelin e përpjekjeve për korrupsion dhe anti-korrupsion. Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri për vitin 2016 tregojnë se gati një në dy qytetarë të rritur shqiptarë pranojnë se u është kërkuar direkt ose indirekt ryshfet nga zyrtarët publikë (49.6%). Kjo tregon një rritje në presionin e korrupsionit nga zyrtarët publikë ndaj qytetarëve në krahasim me vitin 2014 me rreth 5 për qind. Grupet e perceptuara nga qytetarët si më të korruptuarit janë gjykatësit, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë, partitë politike dhe liderët politikë. Niveli i lartë për gjyqtarët pasqyron realitetin. Sistemi gjyqësor në Shqipëri vuan nga një sërë problemesh në mënyrën e të organizuarit, nga statusi i gjyqtarëve, deri në mungesën e standardeve evropiane në funksionimin e tij. Disa nga rekomandimet kryesore që kanë të bëjnë me masat institucionale dhe politikat anti-korrupsion, të shprehurq në Raportin e Vlerësimit të Korrupsionit në Shqipëri për vitin 2016 janë:
• Zhvillimi i një qasje proaktive ndaj praktikave të përmirësuara në luftën kundër korrupsionit nëpërmjet zbatimit në kohë të masave të veçanta rregullatore dhe institucionale anti-korrupsion;
• Forcimi i përgjegjshmërisë institucionale përmes sistemeve të brendshme dhe të jashtme të monitorimit dhe të mirë zbatimin të parimeve të transparencës së qeverisjes;
• Zhvillimi i një bashkëpunimi gjithëpërfshirës brenda organeve institucionale dhe ndërmjet strukturave qeveritare dhe joqeveritare për të sbërë të krijuqr hapësira që zëri i "sektorit të tretë" të dëgjohet.
Teksti i plotë i raportit (Adobe PDF, Anglisht)
Teksti i plotë i raportit (Adobe PDF, Shqip)
Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni në Shqpëri dhe në Evropën Juglindore: Rezultatet e Monitorimit 2016 dhe e Ardhmja
