Plani strategjik (2017-2021)
Për katër vitet e ardhshme, ACER synon të përmirësojë përpjekjet kërkimore në arritjen e objektivave kyçe:
i. Zhvillimin institucional të ACER, forcimin e kapaciteteve për rritjen e përfshirjes më të gjerë në agjendën e zhvillimit të ekonomisë shqiptare;
ii. Sigurimin e një ekuilibri midis hulumtimit, studimeve të porositura dhe konsulencës;
iii. Formimin e sinergjisë ndërmjet qeverisë, institucioneve publike dhe aktorëve të shoqërisë civile dhe kontribuimin në procesin e reformës dhe politikëbërjes.
