Historiku

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER) është organizata e parë Shqiptare jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare e themeluar në vitin 1992. ACER i është përkushtuar shumë nxitjes dhe përshpejtimit të kalimit të tranzicionit dhe zhvillimit socio-ekonomik të Shqipërisë. Filozofia e ACER është ndërtimi i urave lidhëse midis dijetarëve, politikë-bërësve dhe opinionit publik, si dhe nxitjen e dialogut në interes të një procesi të përshpejtuar të reformës, zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit.
Përvoja e pasur e Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, përmes zhvillimeve të ndryshme të vendit që nga viti 1992, ka formuar personalitetin e saj institucional. Ajo sot është një institut ndërdisiplinor i politikave publike me një reputacion të qëndrueshëm për të dhënat e saj kërkimore të besueshme dhe analizë profesionale të pavarur të aspekteve kryesore të tranzicionit të Shqipërisë drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Ekspertiza multi-disiplinore dhe stafi i gjithanshëm i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike lejojnë zbatimin e studimeve kërkimore, sondazheve dhe aktiviteteve trajnuese të përshtatshme për një gamë të gjerë të nevojave duke vlerësuar zhvillimet socio -ekonomike të vendit. Që nga viti 1994, ACER është zyrtarisht botuese e revistës ekonomike tremujore "Rishikimi Socio-Ekonomik Shqiptar" (në Shqip), dhe deri më sot më shumë se 400 artikuj mbi tema ekonomike, sociale, ligjore dhe fusha të ndryshme të politikës, etj, të shkruara nga akademikë, ekonomistë të lartë, bankierë, etj janë të publikuara në të.