Evente

1. SELDI- Konferenca Rajonale për Mirë-Qeverisjen dhe Sfidat e Politikave Anti-

Korrupsion në Shqipëri.

Më 13-14 Nëntor, u organizua në Tiranë, Konferenca Rajonale për Mirë-Qeverisjes dhe Sfidat e Politikave Anti-Korrupsion nga Rrjeti i Lidershipit Juglindor për Zhvillim dhe Integritet (SELDI), në bashkëpunim më Nismën Rajonale të Anti Korrupsionit (RAI) dhe Ministrinë e Shtetit për çështjet vendore në Shqipëri. Dita e parë lidhej më Monitorimin e Korrupsionit dhe Anti-Korrupsionin në Evropën Juglindore: Sfidat e politikave dhe Roli i shoqërisë Civile. Në ditën e dytë fokusi ishte te Parandalimi i Korrupsionit duke Vlerësuar Risqet e tij.

Gjatë deklaratës përmbyllëse, Z. Predrag Vujicic, ekspert në drejtësi dhe punët e brendshme, sekretariati RCC theksoi që  këshilli po përpiqet ta bëjë rajonin një vend  më të mirë për të jetuar duke përfshirë përpjekjet e të gjithë grupeve të interesit. Ai u uroi përfaqësuesve sukses në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin.



Axhenda ( Adobe PDF, 484 KB)

Njoftimi për shtyp ( Adobe PDF, 2 MB)

Mbulimi mediatik

Anti-Corruption Reloaded: Vlerësimi i Europës Juglindore ( Adobe PDF, 6.3 MB)

Vlerësimi i ligjeve për Anti- Korrupsionin (‘Corruption Proofing’): Studimi krahasues dhe Metodologjia ( Adobe PDF, 3.9 MB)



2. ACER publikoi Raportin e Vlerësimit të Korrupsionit për Shqipërinë

Më 24 Tetor, 2014 Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, në bashkëpunim me House of Europe, organizoi një Tryezë të Rrumbullakët në të cilën u publikua Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit për Shqipërinë. Në këtë Tryezë të Rrumbullakët u prezantuan gjetjet kryesore që u nxorën nga studimi i zhvilluar në Shkurt-Mars, 2014 duke ndjekur metodologjinë Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit, që ishtë implementuar nga 8 shtete të tjera, që janë anëtarë të SELDI. Në këtë event morën pjesë përfaqësues nga organizatat e shoqërive civile të cilat merren më çështjet e korrupsionit në Shqipëri.

Ky raport është përgatitur në kuadër të SELDI. Për më shumë informacione për këtë rrjet, kliko tek www.seldi.net . Ky event pati një mbulim mediatik. Drejtori ekzekutiv i ACER, mbajti një konferencë për shtyp pas këtij eventi. Njoftimin për shtyp mund ta gjeni këtu.

Prezantimi në PPT dhe raporti i plotë, mund të gjendët në linket më poshtë.

Metodologjia e studimit ppt

Gjetjet kryesore të studimit ppt

Raporti i Vlerësimit të Korrupsionit ppt



Raporti i vlerësimit të Korrupsionit në Shqipëri ( Anglisht)

Raporti i vlerësimit të Korrupsionit në Shqipëri   (Shqip)