Konferencë: Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni në Shqpëri dhe në Evropën Juglindore: Rezultatet e Monitorimit 2016 dhe e Ardhmja

Konferencë: Mirëqeverisja dhe Antikorrupsioni në Shqpëri dhe në Evropën Juglindore: Rezultatet e Monitorimit 2016 dhe e Ardhmja

ACER prezanton Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit pë Shqipërinë, 2016

-       
Pothuajse një në dy shqiptarë të rritur thonë se zyrtarët publikë kanë kërkuar ryshfet prej tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë.
-        Rastet e ryshfetit janë përkeqësuar me 5%, me një rritje të qytetarëve të përfshirë në veprime korruptive.
-        Grupet më të korruptuar të perceptuara nga qytetarët janë gjykatësit, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë dhe liderët politikë.
-        Besimi në politikat anti-korrupsion të qeverisë  ka arritur nivelet më të ulta në 15 vitet e fundit: Pothuajse  katër në pesë  shqiptarë të rritur nuk besojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm në Shqipëri.

Këto ishin disa nga gjetjet kryesore të prezantuara sot në një konferencë me përfaëqsues të institucioneve qeveritare, institucionetve të BE-së, shoqërisë civile dhe sektorit privat.

Sistemi i Monitorimit të Korrupsionit për Shqipërinë gjurmon presionin e korrupsionit, përfshirjen e qytetarëve në korrupsion, dhe perceptimet e tyre për nivelin e korrupsionit në vend. Ai gjithashtu mat kapacitetin dhe aftësinë e autoriteteve shqiptare për të trajtuar problemin në mënyrë efektive. Studimi kombëtar është realizuar me më shumë se 1.000 të anketuar në vend në fillim të vitit 2016.

Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER), autore e këtij studimi, prezantoi se nivelet e presionit të korrupsionit janë rritur me 5% nga viti 2014, duke treguar se zyrtarët ushtrojnë më shumë presion mbi qytetarët për të marrë ryshfete. Në të njëjtën kohë studiUesit e qendrës theksuan se një nga rezultatet e pakta pozitive, është se përfshirja e qytetarëve në korrupsion tregon një rritje më të ulët në krahasim me rritjen e presionit për korrupsion (vetëm 1% më tepër e qytetarëve pranojnë se u kanë dhënë ryshfet zyrtarëve publikë). Megjithatë, rezultatet janë shqetësuese duke qënë se një në dy shqiptarë I toleron sjelljet korruptive dhe duke parë se ka edhe një rritje të lehtë të numrit të qytetarëve të cilët kanë dhënë rryshfet pa presion të ushtruar nga zyrtarët.

Niveliet e mosbesimit në politikat anti-korrupsion në vend janë shumë të larta, me 4 në 5 shqiptarë që nuk besojnë se korrupsioni mund të reduktohet ndjeshëm në vend.  Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, theksoi: "Ky është niveli më i ulët i besimit të qytetarëve në 15 vjet dhe kjo është arsyeja pse ne jemi duke bërë thirrje për përpjekje të përforcuara nga të gjithë aktorët". "Grupet e perceptuara si më të korruptuarat nga qytetarët janë  gjykatësit, zyrtarët e doganave, zyrtarët publikë dhe liderët politikë,  në renditje të pandryshuar prej 2 dekadash", shtoi ai, "dhe ja përse reforma në drejtësi shndërrohet në një cështje thelbësore për përmirësimin e sistemit, jo si një qëllim, por si një mjet që mund të ndihmojë zhdukjen e korrupsionit në radhët e drejtësisë, thyerjen e lidhjeve mes krimi të organizuar dhe politikës në një anë dhe që mund të kthejë besimin e qytetarëve në shtetin e së drejtës në anën tjetër".

Konferenca e organizuar nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike dhe House of Europe, partnerët lokalë të Lidershipit të Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integritet, mblodhi së bashku rreth dhjetë institucione qeveritare, tridhjetë OSHC dhe disa grupe të tjera të interesit, të cilat diskutuan problematikat kryesore, përpjekjet, iniciativat e mundshme të ardhme për bashkëpunim në funksion të mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit në Shqipëri dhe në rajon.